Golovin transferohet në Evropë, por jo te Chelsea

25 Korrik 2018

Mesfushori Aleksandr Golovin ka rënë dakord për një transferim në Monaco, edhe pse ai ishte shumë afër kalimit te Chelsea, konfirmon zv.presidenti i klubit të Ligue 1. Mesfushori rus kishte tërhequr interesin e Juventusit dhe Chelsea, por drejtuesit e CSKA Moscow i refuzuan dy ofertat e ardhura nga klubi i Serie A dhe Premier League përpara Kupës së Botës. Gjithsesi Chelsea nuk u dorëzua dhe hyri fuqishëm në garë duke krijuar bindjen se Golovin do të ishte afrimi i radhës nën drejtimin e trajnerit Sarri, por tani duket ai se do të shkojë në Ligue 1.

“Monaco dhe CSKA përfundimisht ranë dakord mbi transferimin e Golovin”, tha Vadim Vasilyev për “Sport Express”. “Është një kontratë standarde pesëvjeçare. Sinqerisht, deri në momentin e fundit nuk isha i sigurt që do të mund ta përfundonim këtë transferim. Përveç Chelsea-t, Golovin u kërkua gjithashtu nga Juventusi. Në një takim me një nga drejtorët e klubit të Torinos në maj të këtij viti, kam dëgjuar se lëvizja e Golovin tek ata ishte një marrëveshje e bërë.

Megjithatë, konkurrenti ynë kryesor ishte Chelsea”, shtoi Vasilyev. Sipas raporteve në Angli pretendohet se Chelsea ka paraqitur një ofertë prej rreth 25 milionë euro për Golovin, ndërsa Monaco ka ofruar më shumë se 30 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin e Rusisë dhe CSKA ka pranuar ofertën. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan