REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
U krye! Ballack 2.0 do të luajë në Mynih duke nisur nga qershori

Goretzka shkon falas te Bayern, lajmi vjen nga... Barcelona

31 Dhjetor 2017 17:23

Fishekzjarri i parë i natës së Vitit të Ri vjen nga Bundesliga. Leon Goretzka në verë përfundimisht do të largohet nga Schalke 04 për t’u transferuar te Bayern.

Lojtari i kombëtares gjermane shihet si Michael Ballack i ri dhe e kanë kërkuar klube si Real Madrid, Barcelona dhe Liverpool, por të gjithë e dimë se kur Bayern e do një yll të Bundesligës, e merr dhe ua hedh të gjithëve. Ky është një ligj i pashkruar dhe, nëse doni sqarime, pyesni pak nga Dortmundi!

Lajmi vjen nga “Marca” dhe “Sport Bild”. Ato raportojnë se Barcelona është përpjekur të bisedojë me 22-vjeçarin, por ka marrë vesh se ai ka një marrëveshje paraprake.

Goretzka ka vetëm gjashtë muaj kontratë në Gelsenkirchen, që do të thotë se Bayern do ta transferojë me parametra zero. Gjeniale, identik si Robert Lewandowski: zero euro.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Presidenti dhe lojtari japin versionin përfundimtar

Goretzka te Bayern në merkaton e janarit, flet Hoeness

22 Janar 2018 19:57

Uli Hoeness ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e kalimit të Leon Goretzka në radhët e Bayern Munchen në merkaton e janarit. Me lojtarin është arritur akordi që ai të jetë për 4 vite pjesë e bavarezëve, por gjithnjë duke nisur që nga qershori i këtij viti, kur i mbaron dhe kontrata me Schalke 04.

“Të gjitha fjalët janë të pakuptimta”, tha Hoeness. Kur u pyet nëse gjithçka është punë e kryer, ai u përgjigj: "Po!". Pra, mesfushori 22-vjeçar do të bashkohet me Bayern-in në verë. Spekulimet e shpërndara në mediat gjermane janë përgënjeshtruar të premten, kështu që lojtari nuk do të kalojë në merkaton dimërore te bavarezët.

Veç drejtuesve të Bayern, është vetë lojtari që pohon situatën. I kontaktuar nga mediat, Goretzka u shpreh: “Unë dua të vazhdoj drejt përmbushjes së qëllimeve të mia me fanellën e Schalke-s. Të gjithë që më njohin në atë klub e dinë që do të qëndroj edhe për gjashtë muajt e fundit”, tha ai pas ndeshjes Schalke 04 – Hannover 96 e luajtur të dielën. Për herë të parë ai ishte në formacionin titullar, sepse që prej muajit tetor vuante nga një dëmtim. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
22-vjeçari do të luajë në Allianz Arena në korrik, pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën

Bayern e mori falas në janar, tifozët e sulmojnë në stadium 22-vjeçarin Goretzka....

21 Janar 2018 21:38

Tifozët e Schalke kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj vendimit të Leon Goretzka për t'u bashkuar me Bayern Munchen këtë verë.

Tifozët e pranishëm  në Veltins-Arena kanë shpalosur një banderolë, ku i bënin thirrje  22-vjeçarit të zhdukej.

Përpara ndeshjes së Bundesligës me Hannoverin, një grup tifozësh vendosën ti bëjnë të qarta, ndjenjat e tyre për lojtarin në fjalë.

Banderola lexonte: "As paratë, as trofetë nuk vlejnë më shumë se klubi ynë, ai që nuk e vlerëson këtë mund të largohet menjëherë".

Pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re me ekipin e drejtuar nga Domenico Tedesco, mesfushori pranoi të transferohej në Allianz Arena, me parametra zero.

Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me legjendën e Bundesligës.

Drejtori sportiv i Schalke, Christian Heidel deklaroi: "Bëmë çdo gjë që mundej për të mbajtur Leon.

"Në verë u zhvillua një takim mes lojtarit dhe agjentit të tij. Përgjigja e tij ishte se kërkonte më shumë, pasi po vlerësonte ofertat."

Liverpool dhe Manchester United ishin ekipet e tjera, që ishin të interesuara për shërbimet e Goretzka.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kiliani i premton besnikëri Bayern-it... deri në verë

Vidal zbulon ëndrrën e tij të madhe

21 Janar 2018 21:34

Arturo Vidal thotë, se nuk ka shanse të largohet nga Bayern Munich në janar, pasi ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon. 30-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në Chelsea, pavarësisht insistimit të trajnerit Jupp Heynckes, se askush nuk do të shitet gjatë merkatos së janarit.

Marrëveshja për të sjellë në “Allianz ArenaLeon Goretzka nga Schalke në fund të sezonit ka bërë që mediat gjermane të spekulojnë se Vidal mund të kërkojë për një klub të ri në 2018. Megjithatë mesfushori këmbëngul se nuk do të largohet, pasi qëllimi i tij më i madh është të fitojë kompeticionin më prestigjoz të Evropës për herë të parë në karrierën e tij.

"Unë jam këtu deri në qershor dhe jam shumë i lumtur", tha ai pas fitores 4-2 kundër Werder Bremen. "Unë shpresoj që të fitoj Ligën e Kampionëve dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë, por në këtë moment jam 100 % i fokusuar tek Bayern dhe nuk ka asnjë shans që të ndryshojë ekip", shtoi kiliani. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Bayern nuk njeh rival

Muller arrin shifër jubilare, Bayern thyen Werder

21 Janar 2018 17:39

Bayern Munich vazhdon serinë e fitoreve në Bundesliga. Kampionët e Gjermanisë mposhtën me përmbysje 4-2 Werder Bremen në “Allianz Arena” duke thellur akoma edhe më shumë diferencën me ndjekësit. Me këtë sukses të besuarit e Heynckes e dërguan në 16 pikë diferencën me Bayer Leverkusen, që ndjek nga pas me 31 pikë. Werder që në këtë edicion lufton për mbijetesë, e nisi mjaft mirë ndeshjen duke surprizuar Bayern pas golit të shpejtë të shënuar nga Gondorf në minutën e 25’. Në disavantazh vendasit sulmojnë me të gjitha forcat dhe barazojnë ndeshjen 4’ minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Muller.

Edhe në të dytën Bayern luan më mirë dhe pas disa aksionesh të rrezikshme Lewandowski kaloi për herë të parë në avantazh bavarezët në këtë takim (63’). Polaku shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 77’, pas asisit të Muller. Sulmuesi gjerman duket, se është rikthyer në formën e tij më të mirë me ardhjen e Heynckes, pasi në të 84’ shënoi edhe golin e katërt. Me këtë dopietë 28-vjeçari arriti një shifër jubilare, 100 gola në karrierë me Bayern. /EDS/

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment