Granit Xhaka: Fokusi ynë është top katërshja në Ligën Premier dhe jo Liga e Evropës

17 Prill 2019

Granit Xhaka mendon se Arsenali do të arrij të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Gunners tashmë është pozicionuar në vendin e pestë, por që shumë lehtë mund të arrin pozitën e katërt të Ligës Premier.

Kjo do të thoshte një kthim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm për skuadrën e Unai Emeryt, por gjithashtu mund ta arrijnë duke e fituar Ligën e Evropës.

“Unë mendoj se duam të qëndrojmë në katër të parët – ne duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve”, tha shqiptari.

“Për mua, Liga Premier është e para dhe më pas nëse mund të shkojmë në finale dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne jemi tani në vendin e katërt – dy pikë mbi [Manchester United], një lojë më pak se Chelsea dhe një pikë pas Tottenhamit – dhe ata luajnë kundër Manchester Cityt këtë fundjavë. Kjo mund të jetë një fundjavë e madhe për ne”, tha mesfushori.

Ndryshe, Arsenali do të luajë gjatë ditës së enjte kundër Napolit në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Evropës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com