Granit Xhaka mohon largimin nga Arsenali, dëshiron shiritin e kapitenit

10 Qershor 2019

Granit Xhaka ka mohuar çdo lajm për largimin e tij nga Arsenali këtë verë, me mesfushorin shqiptar që shpreson ta trashëgojë shiritin e kapitenit të Topçinjve.

Reprezentuesi zviceran është pjesë e klubit nga Emirates Stadium që nga viti 2016.

Gjatë tre sezoneve, ai ka zhvilluar mbi 100 paraqitje dhe ka qenë i titullar i rregullt nën drejtimin e Arsene Wenger dhe të Unai Emery.

Lexo po ashtu: Disa media zvicerane pohojnë se Interi është në bisedime me Xhakën, gjë që mohohet nga mediat italiane

Xhaka ka qenë i kritikuar për temperamentin e tij, pas ndëshkimeve të shpeshta me kartonë, ndërkohë që një largim nga veriu i Londrës tani është diskutuar.

Xhaka është njëri nga lojtarët e preferuar të Arsenalit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Xhaka ka mohuar diçka të tillë pasi ka një marrëveshje afatgjatë me Arsenalin dhe është i lumtur ta përmbush atë.

I pyetur nga gazeta zvicerane Blick nëse ka ndërmend të largohet në afatin kalimtar veror, Xhaka tha: “Jo nuk e di”.

Lexo po ashtu: Sa i madh është Granit Xhaka – i ftoi lojtarët e dëshpëruar të Arsenalit për t’i përshëndetur fansat që kishin udhëtuar, shumë e duan tani si kapiten

“Kam një kontratë katërvjeçare, e kam nënshkruar vetëm vitin e kaluar, jam i lumtur aty, edhe familja ime gjithashtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Pyetja nëse dëshiron të bëhet kapiten nëse ai mbetet me Topçinjtë, Xhaka shtoi: “Do të ishte me siguri pika në i”. /Telegrafi/

www.telegrafi.com