Granit Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit dhe golit të tij ndaj Norwichit

01 Korrik 2020

Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth fitores së sotme të Arsenalit ndaj Norwich Cityt në Ligën Premier.

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-0 përballjen e tyre në shtëpi ndaj Norwich City të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të Arsenalit i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (33’, 67’), Granit Xhaka (37’) dhe Cedric Soares (81’).

Lexo po ashtu: Arsenali fiton me rezultat të thellë ndaj Norwichit, Xhaka shënon njërin gol

Pas fitores dhe golit të shënuar ka reaguar edhe ylli me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të folur rreth fitores dhe golit të shënuar.

Lexo po ashtu: Arsenal 4-0 Norwich City – Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

“Një gol, tre pikë. Kjo ishte një lojë e shkëlqyeshme! Vazhdojmë punën e mirë”, ka shkruar Xhaka.

Ndryshe, Arsenali me këtë fitore e sheh veten në pozitën e shtatë me 46 pikë apo nëntë më pak se vendi i katërt. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan