Gratë e yjeve të Barcelonës festojnë suksesin e burrave

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
5 Maj 2018 15:11

Ditën e enjte futbollistët e Barcelonës, të shoqëruar me partneret e tyre, u takuan në një mbrëmje në Hotel Sofia në Barcelonë për të festuar dy arritjet e këtij sezoni, Kupën dhe Kampionatin. Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” momentet më të mira të natës.

“Nata e miqve”- ka shkruar ajo karshi fotove të publikuara.

Gjithashtu edhe Sofia Balbi, bashkëshortja e Luis Suarez ka shpërndarë një foto me Suarez dhe Messin me Antonella-n në profilin e saj në Instagram.

Antonella dhe Sofia janë shumë mikesha edhe me partneren e Cesc Fabregas, Daniella Semann. Thuajse çdo verë ato i kalojnë së bashku pushimet verore në Ibiza të Spanjës. Por, jo vetëm, pasi në ditëlindje dhe festa tri çiftet janë gjithnjë së bashku edhe në çdo event futbollistik. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike