Grezda: Duhet të jemi vigjilent, kjo ishte kërkesa e Gerrard

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
12 Tetor 2018 14:52
Ai analizon kundërshtarin

Eros Grezda e shikon si tepër të rëndësishme sifdën me Izraelin, që do të zhvillohet të dielën në orën 20:45. Sulmuesi i krahut u shfaq optimist ndërsa beson se do të kthehen me rezultat pozitiv.

Me Jordaninë nga më të mirë në sulm ?

Pozicioni im është në krah. Nuk u ndjeva mirë për rezultatin. Trajneri e di më mirë nëse do të luaj me 3 apo 4, do të jap maksimumin gjithmonë.

Mund të ketë çoroditje në sulm, do të ishte më mirë të kishim një fizionomi loje?

Nuk varet vetëm nga trajneri, sepse kemi lojtarë të dëmtuar si Roshi e Sadiku. Ne duhet të përshtatemi me këto. Të ishin ata do të ishte e qartë kush do të luante.

Patët një dëmtim?

Po rashë keq, por do të jem gati, edhe pse kisha dhimbje. Mbrojtësi ishte pas meje dhe intesiteti i shtyrjes ishte shumë i lartë. Besoj se ishte penallti.

Ndeshja me Izraelin?

Ka kualitet dhe duhet të jemi të vëmendshëm. Do të kemi më shumë hapësira sesa kishim me Jordaninë. Jam optimist sepse kemi një grup të mirë. Do të rikthehen disa lojtarë që pushuan.

Kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të mira me Turqinë, jemi larg asaj skaudre?

Mesa mbaj mend nuk do të jetë vetëm Roshi e Sadiku. Jemi në formë të mirë. Po të përsërisim atë ndeshje do të bëjmë mirë.

Eksperienca në Skoci?

Kam folur me Gerrard para se të vija këtu dhe më tha do më thuash nëse je gati pastaj do të vendosim nëse jam gati për ta filluar që nga minuta e parë atje.

Ke pasur trajnerë të mëdhenj si Gerrard dhe Panucci…

Është mirë sepse jam rritur shumë si futbollist nga Panucci por edhe nga Gerrard edhe pse kam një muaj me të. Janë 2 tipa të ndryshëm nga njëri-tjetri. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike