Grezda në Britani, Gerrard e kërkon me patjetër në ekip

Mesfushori i krahut Eros Grezda është shumë afër transferimit në Skoci te Rangers. Sipas asaj që shkruan “Index” në Kroaci, 23-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Steven Gerrard dhe transferimi i tij mund të mbyllet përpara afatit të transferimit të së premtes. Rangers është gati të paguajë 2.7 milionë sterlina për të marrë shërbimet e yllit të Kombëtares kuqezi. Deri tani klubi skocez ka afruar 12 lojtarë në këtë merkato vere, duke sjellë Allan McGregor, Jon Flanagan, Connor Goldson, Nikola Katic, Borna Barisic, Lassana Coulibaly, Scott Arfield, Ovie Ejaria, Jamie Murphy, Ryan Kent, Umar Sadiq dhe Kyle Lafferty. Rezultatet kanë qenë mbresëlënëse deri tani nën drejtimin e trajnerit të ri Steven Gerrard, por ende mund të ketë më tepër afrime para fundit të merkatos, pas dëmtimit të Murphy dhe Grezda shikohet si lojtari ideal për të përforcur krahët e mesfushës.

Eros Grezda, vazhdon me fazën e riaftësimit dhe mund të jetë gati në javën e parë të shtatori, pasi nuk është i prirur për të rrezikuar lëvizjen e tij në Skoci. Rangers ka afruar dy yje të futbollit kroat këtë verë, duke nënshkruar me Katic nga Slaven Belupo dhe Barisic nga Osijek, me të fundit që mbërriti pas përballjes me Rangers në kualifikuesit e Europa League. Ata tani mund të bastisin përsëri Osijek, por një lëvizje për Grezdën do të ishte interesante duke pasur parasysh se ai nuk u përball me Rangers në asnjërën nga ndeshjet e përplasjes së Europa League, për shkak dëmtimi. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan