Grezda ne Romë, darkon me dy miq të veçantë…

Eros Grezda është një nga lojtarët me më shumë prodhimtari në radhët e ekipit tonë Kombëtar. Ai është pjesë e Osijek, ku padyshim është titullar dhe një nga protagonistët kryesorë në çdo takim në kampionatin kroat.

Grezda ka marrë pushimet në kampionatin ku bën pjesë dhe ka vendosur që të kalojë një mbrëmje në shoqëri të mirë. Ai ka të ftuar specialë ish-kapitenin kuqezi Lorik Cana dhe portierin e Lazio-s dhe Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Ndoshta, udhëtimi i Greezdës nuk mund të jetë vetëm për arsye turistike, pasi më herët drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, ka shprehur interesimin për të. Merkato e janarit është para, kështu që nuk do të ishte çudi ta shihnim me fanellën ku luan Strakosha dhe më parë ka qenë edhe Cana. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan