Griezman rinovon zyrtarisht dhe krijon koloni franceze tek Atletico Madrid

Atletico Madrid ka rinovuar zyrtarisht me Antoine Griezmann, pasi sulmuesi francez nënshkroi një kontratë të re sipas të cilës do të qendrojë me klubin deri në vitin 2023. Ndërkohë madrilenët kanë formuar një legjion të vërtetë me francezë në klub pasi rinovuan gjithashtu me Lucas Hernandez dhe blenë përfundimisht Thomas Lemar nga Monaco për 63 milionë paund.

Shefi ekzekutiv i klubit spanjoll, Angel Gil Marin, mori leje nga trajneri i Francës Didier Deschamps për të vizituar një natë më parë hotelin ku kombëtarja franceze është grumbulluar në qytetin Istria, ku lojtarët hodhën firmat në kontratat e reja. Vendimi i Griezmann për të qendruar te Barça u shpall që më 14 qershor në një video dokumentar të transmetuar në kanalin televiziv spanjoll Movistar+.

Por mënyra që kishte zgjedhur francezi për të treguar se do të qendronte u konsiderua qesharake nga shumë njerëz, mes tyre edhe nga Gerard Pique, sipas të cilëve numri 7 u tregua shumë mendjemadh dhe sipërfaqësor.

Por ndoshta vendimi për të blerë edhe Lemar mund t’i ketë mbushur mendjen plotësisht Griezmannit për të qendruar tek Atletico. 22-vjeçari Lemar kërkohej edhe nga Arsenal e Liverpool dhe do të shpresojë të luajë krah shokut të tij nga sezoni i ardhshëm edhe pse me Francën nuk arriti të siguronte një vend në formacion në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, siç zbulon e përditëshmja spanjolle “Marca”, klauzola e largimit në kontratën e Griezmann qendron në kuotën e 200 milionë Eurove. Ndërsa ajo e shokut të tij më të ri, Lemar, vetëm 10 milionë Euro më pak. Lemar është i treti në listën e klauzolave të lojtarëve, pasi Diego Costa e ka po aq sa Griezmann./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan