Griezmann duhet ta sakrifikojë pagën e tij për kalimin te Barcelona

10 Qershor 2019

Antoine Griezmann është shumë afër ta kompletojë transferimin te Barcelona, mirëpo do t’i duhet që të sakrifikojë një shumë të majme parash.

Sipas AS, sulmuesi francez pritet të transferohet te skuadra katalunase më 1 korrik nga Atletico Madridi, me klauzolën që do të ulet nga 200 milionë në 120 milionë euro në këtë datë.

Griezmann aktualisht përfiton 23 milionë euro në sezon te skuadra madrilene, andaj Barcelona i ka bërë me dije se duhet ta ulë pagën.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit spanjoll, sulmuesi francez është pajtuar që t’i ulë të ardhurat e tij, vetëm që të transferohet në këtë verë në Camp Nou.

Lexo po ashtu: Griezmann: E di ku do të luaj në sezonin e ri

Besohet e Griezmann do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, mirëpo ajo shumë mund të rritet nëse e fiton Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi francez lëshoi ​​një video në fund të sezonit 2018/2019, duke konfirmuar se ai do të largohej nga klubi spanjoll para fillimit të sezonit të ri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com