Griezmann: E di ku do të luaj në sezonin e ri

09 Qershor 2019

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka konfirmuar se tashmë e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm 2019/20.

Reprezentuesi francez lëshoi ​​një video në fund të sezonit 2018-19, duke konfirmuar se ai do të largohej nga klubi spanjol para fillimit të sezonit të ri.

Ky lajm erdhi si një goditje e madhe pasi Griezmann vetën disa muaj më parë nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare.

Lexo po ashtu: Barcelona i dëshiron të dy, Griezmann dhe Neymar pëlqehen si partner të Messit

Barcelona pritet që të jetë klubi i ri i francezit, pasi kishte pasur një ofertë të refuzuar 12 muaj më parë, por Griezmann nuk e konfirmoi të gjithë lajmin.

Griezmann ka konfirmuar largimin nga Atletico, por jo edhe skuadrën e re (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“E di ku do të luaj në sezonin e ardhshëm”.

“Një vendim është bërë dhe duhet të konfirmohet shumë shpejt”, ka thënë Griezmann.

Lexo po ashtu: Mësohet arsyeja pse Griezmann vendosi të largohet nga Atletico për t'u transferuar te Barcelona

Marrëveshja e re e Griezmann përfshin një klauzolë lirimi prej 200 milionë euro, por ajo zbret në 120 milionë euro më 1 korrik.

Skuadra e Ernesto Valverde raportohet se është e lumtur ta paguajë këtë çmim, pasi nuk e sheh si të lartë për një lojtari si Griezmann. /Telegrafi/

www.telegrafi.com