Griezmann e njofton Atleticon se nuk do të kthehet në Madrid

06 Korrik 2019

Antoine Griezmann nuk e ka ndërmend që të kthehet te skuadra e Atletico Madridit.

Këta të fundit kanë urdhëruar lojtarin që të paraqitet gjatë ditës së nesërme, më saktësisht në ora 20:30 në zyret e klubit madrilen.

Edhe pse lojtari ka bërë të ditur se do të largohet prej klubit, Atletico ka urdhëruar që francezi të kthehet në kampion stërvitor pasi që u zbulua se kishte arritur një marrëveshje me Barcelonën në muajin shkurt, kohë kur madrilenët ishin shumë afër me pikë me katalunasit dhe ishin në garë në Ligën e Kampionëve.

View this post on Instagram

🤷‍♂️

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann) on May 30, 2019 at 12:32pm PDT

Por, zyrtari ligjor i sulmuesit po raportohet se i ka dërguar një e-mail klubit dhe u ka bërë të ditur se klienti i tij nuk do të kthehet në skuadër.

Madje, Madridi do të ankohet edhe në instanca më të larta evropiane dhe botërore rreth kësaj çështje dhe se pritet të paditen blaugranat.

Lexo po ashtu: Rasti Griezmann: Atletico Madridi tronditë Barcelonën, zbulon bisedimet e fshehta të katalunsave me lojtarin dhe bllokon transferimin

Ndryshe, Griezmann tashmë gjendet me pushime verore pas angazhimeve të mëdha në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com