Griezmann ka nisur ta mendojë largimin nga Barca

19 Nëntor 2019

Antoine Griezmann është duke e konsideruar largimin nga Barcelona, ku ka kaluar vetëm gjysmë sezoni. Sulmuesi francez priti dy vite për ta kompletuar transferimin e shumëpritur në Cmp Nou, ku u transferua në verën e kaluar për një shumë prej mbi 120 milionë euro.

Ishte pritur që kampioni i botës të kishte ndikim të menjëhershëm te kampioni spanjoll duke e bërë skuadrën me sulmit më të frikshëm në botë, kur kihet parasysh se aty ndodheshin edhe Lionel Messi e Luis Suarez.

Mirëpo, asgjë nuk ka shkuar sipas planit për 28-vjeçarin, i cili ka dështuar ta shfaqë formën që e ka pasur te Atletico Madridi. Ka pasur thashetheme se Griezmann nuk ka raporte të mira me Messin, gjë që megjithatë, është mohuar nga dy lojtarët, së paku në deklarimet publike.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, ai i ka shënuar vetëm katër gola në 15 paraqitje, ndërsa gazetari spanjoll, Eduardo Inda, ka thënë se lojtari është duke i shqyrtuar opsionet e largimit nga katalunasit.

Siç transmeton The Sun, gjatë pjesëmarrjes në emisionin El Chiringuito, gazetari i njohur sportiv i ka cituar burimet pranë lojtarit të kenë thënë se ai po e mendon largimin.

Griezmann nuk e pëlqen rolin që ia ka dhënë trajneri Erneseto Valverde, ndërsa rikthimi i mundshëm i Neymarit do t’i prishte akoma më shumë punë. /Telegrafi/

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

www.telegrafi.com