Griezmann konfirmon largimin nga Atletico: Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme

14 Maj 2019

Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të largohet nga Atletico Madridi përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Twitter.

Edhe pse e kishte rinovuar kontratën e re pesëvjeçare në verën e kaluar, francezi ka vendosur të ndërrojë ambient.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Antoine Griezmann

Barcelona është përmendur si destinacioni i radhës për kampionin e botës, ndërkohë që pritet të vijë konfirmimi në vijim për të ardhmen e tij.

[email protected]: "Han sido cinco años increíbles; muchas gracias por todo, os llevo en el corazón". pic.twitter.com/9XorY05u1T

— Atlético de Madrid (@Atleti) May 14, 2019

“Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme këtu. Faleminderit për gjithçka nga thellësia e zemrës”, thotë mes tjerash lojtari në video.

Griezmann iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2014 nga Real Sociedadi, ndërsa gjatë këtyre viteve ka arritur ta fitojë Ligën e Evropës, Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com