Griezmann: Të luash me dyer të mbyllura do të jetë shumë e çuditshme, në Gjermani një gjë më bëri përshtypje

05 Qershor 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann e ka pranuar se të luash pas dyerve të mbyllura do të jetë një përvojë e çuditshme për të gjithë në Spanjë.

La Liga Santander është vendosur të jetë e dyta nga pesë ligat më të mira të Evropës që do të kthehet në veprim gjatë pandemisë së coronavirusit, pasi Bundesliga rifilloi në maj.

“Do të jetë shumë e çuditshme. Unë pashë që vendosnin foto [të tifozëve në stadiume] në Gjermani”.

“Është shumë e çuditshme. Do të dëgjoni gjithçka në fushë”, ka thënë Griezmanni.

Barcelona do të kthehet në fushatë kundër Real Mallorcas më 19 qershor.

“Ne kemi 11 ndeshje për të luajtur në La Ligë dhe më pas në Ligën e Kampionëve”.

“Në La Liga, ne do të luajmë më shumë se një ndeshje në javë. Gruaja ime është e mërzitur sepse nuk do të bëjmë plazh [pushime]”, ka thënë francezi.

Ai në fund shtoi se ka pasur kohë të qëndrojë në shtëpi më familjen dhe të luajë edhe lojëra të shumta. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan