Griezmann tregon se përse i tha ‘jo’ Barçës

Antoine Griezmann për muaj me radhë u kthye në çështje tek Atletico Madridi për shkak të së ardhmes së tij. Barcelona e kërkonte me ngulm, ndërkohë që tifozët dëshironin që ai të qëndronte, por hezitimi për të rinovuar bëri që me ta të kishte përplasje. Në fund francezi vendosi të rinovonte kontratën me madrilenët.

Shumë komentuan se sulmuesi humbi një mundësi të artë për të luajtur në një ekip të madh dhe në krah të Lionel Messi-t. Por vetë Griezmann tregoi se përse ai vendosi që të vazhdonte të ishte pjesë e bardhekuqve.

“Nuk ishte e lehtë t’i thoshe jo një ekipi të madh si Barcelona, që të kërkon, të thërret, të dërgon mesazhe…. E dija që te Barcelona do të isha togeri i Messi-t, ndaj vendosa mos të ikja. Ishte e vështirë të merrja këtë vendim. Unë zgjoja bashkëshorten time në 3 të mëngjesit për të biseduar se çfarë duhej të bëja. Por tek Atletico bënë gjithçka. Pas një ndeshjeje, kur mora vërshëllima nga tifozët, shokët e mi në dhomat e zhveshjes më mbrojtën, ndërsa Simeone erdhi në shtëpinë time për të më thënë se kishte shumë besim. Klubi më rriti pagën, duke treguar se do të bënte gjithçka për të më mbajtur dhe se isha në shtëpi. Aty e kuptova se çfarë duhej që të bëja”, tha Griezmann. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan