Gruaja e Moratës shkëlqen në Madrid

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Shtator 2018 15:47

Pas lindjes së djalit të saj, Alice Campello duket kaq në formë. Madje, është e habitshme ndërsa shikoni foto që poston në "Instagram", se si modelja italiane i është rikthyer për një kohë kaq të shkurtër formave seksi. Fiziku i saj duket kaq i tonifikuar dhe bukur saqë fansat dhe tifozët e futbollit nuk kanë nguruar që të komentojnë. 23-vjeçarja solli në jetë dy djem binjakë, Alessandro dhe Leonardo vetëm një muaj më parë.

 

About yesterday in Madrid☀️🇪🇸 🏡 💕

A post shared by ALICE (@alicecampello) on

Duket që pas ardhjes në jetë të djemve, për familjen Morata gjithçka ka shkuar mirë, pasi Alvaro u rikthye në formacion te Chelsea dhe iu bashkua ekipit kombëtar të Spanjës. Përveç kësaj, edhe partnerja e tij duket kaq e lumtur dhe në formë. Momentalisht ajo po shijon disa ditë pushime në Madrid tek familja e bashkëshortit, ku duket kaq e kënaqur. Së fundmi ka publikuar një foto ku shihet me një badi të bardhë në një formë tepër të mirë dhe nuk të jep përshtypje që vetëm një muaj më parë ka sjellë në jetë dy fëmijë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike