Guardiola beson te titulli: Unë kurrë nuk dyshoj në futbollistët e mi

15 Prill 2019

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se beson në aftësitë e futbollistëve të tij për t’i fituar të pesta ndeshjet e mbetura në Ligën Premier, në një “luftë dramatike” për titull.

Spanjolli thekson se ekipi i tij, i cili është në ndjekje të triumfit të katërfishtë historik (katër trofeve në të gjitha katër garat), nuk është i pamposhtur, edhe pse e paralajmëroi rivalin për titull se nuk ka arsye përse të dyshojë në futbollistët e tij.

“Ne luajtëm çdo tri ditë në dhjetor, janar dhe shkurt, pra pse të mos ju besojmë këtyre djelmoshave për ta bërë përsëri?”, tha 48-vjeçari.

Lexo po ashtu: Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit dhe Cityt në garën për titullin e Ligës Premier

“Natyrisht, ne mund të humbasim, nuk jemi të pamposhtur. Edhe ne kemi dobësi”, shtoi ai.

“Për dy sezone i kemi arritur 183 pikë, kanë mbetur edhe pesë ndeshje, përse duhet të dyshoj në atë që mund ta bëjnë këta lojtarë? Unë kurrë nuk dyshoj në futbollistët e mi”, këmbënguli ai. /KP/

www.telegrafi.com