Guardiola do bëhet trajner, Overmars, drejtor sportiv te Milani

19 Tetor 2019

Milani dëshiron ta emëroj Pep Guardiolan si trajnerin e tyre dhe Marc Overmarsin si drejtor të sportit për sezonin e ri.

Mundo Deportivo raporton se Elliott Menagment janë të nervozuar me situatën që po kalon klubi dhe në verën e vitit 2020 duan të bëjnë investime të mëdha.

Ata besojnë se rruga e vetme për ta kthyer klubin italian sërish në majat e futbollit është duke fituar trofe.

Stefano Pioli

Stefano Pioli mori drejtimin e skuadrës në javën e kaluar duke e zëvendësuar Marco Giampaolon, mirëpo nuk duket si një njeri që mund të sjellë suksese.

Lexo po ashtu: Elliott Management: Milani nuk është në shitje

Sipas mediumit spanjoll, Milani dëshiron ta emëroj Guardiolan si trajnerin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm, derisa kontrata me Manchester Cityn i skadon në vitin 2021.

Skuadra italiane po ashtu nuk është e kënaqur me punën e Paolo Maldinit dhe Zvonimir Boban, andaj dëshiron ta marrë Overmarsin nga Ajaxi si drejtorin e tyre ë ri sportiv. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan