Guardiola do objektivin kryesor të Barcelonës

Manchester City po planifikon të afrojë në “Princ des Parces”, mesfushorin e Paris Saint Germain, Adrien Rabiot. Kontrata e të cilit, përfundon verën e ardhshme. Gjigantët francezë futen në garë për të marrë shërbimet e  23-vjeçarit me Barcelonën, e cila prej disa muajsh ka kërkuar me ngulm të marrë shërbimet e tij, por nuk ka arritur. Ai ishte shumë pranë transferimit të lojtarit në “Camp Nou”, gjatë merkatos së verës, por PSG e shmangu këtë interes për shkak se lojtari u fut në 12 muajt e fundit të kontratës.

Liverpool Bayern Munich, Chelsea dhe Juventus gjithashtu kanë shfaqur interes për francezin. Siç shkruan “Daily Star”, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola është futur në garë për të bindur lojtarin që të firmosë në “Etihad”. Ai ka qenë pjesë e akademisë së Manchesterit në vitin 2008-të kur ishte fëmijë, ndërsa tani ka mundësi që të rikthehet të luajë me ekipin e parë nën drejtimin e spanjollit.

Siç shkruan tabloidi britanik, lojtari thuhet se kërkon 150 mijë paund pagë javore dhe një bonus prej tetë milionë paundsh. Klubi nuk do të ketë nevojë që të paguajë tarifë për transferimin e tij, duke qenë se kontrata i përfundon verën e ardhshme. Ndaj kampionët e Premier League mund t’ja plotësojnë lehtësisht kushtet që ai kërkon për të veshur fanellën e “Qytetarëve”.

Rabiot ka zhvilluar më shumë se 200 ndeshje me gjigantët francezë dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në dominimin që ekipi ka pasur dhe vazhdon të ketë në Ligue 1. Me të cilët ka fituar katër tituj. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan