Guardiola flet pasi lojtarët e tij i shënuan nëntë gola Burtonit: Nëse shënon rregullisht është respekt për kundërshtarin

11 Janar 2019

Manchester City ka marrë një fitore tejet të thellë në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Burtonit 9-0.

Pasi kishin kaluar 45 minutat e para të ndeshjes, City ishte në epërsi prej katër golave, ndërsa shënoi edhe pesë të tjerë deri në fund të ndeshjes.

E për këtë rezultat të thellë klubi anglez është akuzuar për mos respekt ndaj kundërshtarit më të dobët, pasi Burton është në Ligën e tretë angleze.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për këtë temë për mediat angleze.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Spanjolli ka thënë se pas përfundimit të pjesës së parë u ka kërkuar lojtarëve të vazhdojnë të shënojnë.

“Kemi folur me futbollistët pas pjesës së parë dhe menduam t’ia bënim sa më të thjeshtë vetës duke shënuar sa më shumë gola në pjesën e dytë”.

Sipas Guardiolës, nëse shënon sa më shumë gola atëherë e respekton kundërshtarin.

“Duke shënuar gola është mënyra më e mirë për ta respektuar kundërshtarin. Nëse e ul ritmin, atëherë ti nuk ke respekt për kundërshtarin, gjëja më e mirë është të bësh atë që kemi bërë ne”, ka thënë Guardiola.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Nuk mund të futesh në lojë me mendjen se je duke luajtur ndaj Burtonit dhe nëse ke epërsi 4-0 të harrosh të luash, ajo quhet mos respekt për kundërshtarin”, tha Guardiola.

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus shënoi katër gola në këtë takim, ndërsa me nga një gol kontribuan edhe De Bruyne, Zinchenko, Mahrez, Walker e Foden. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan