Guardiola ia mbyllë dyert Juves, së paku për dy sezonet e ardhshme

09 Mars 2019
Guardiola ia mbyllë dyert Juves, së paku për dy sezonet e ardhshme

Nuk ka kaluar shumë dhe Pep Guardiola i ka heshtur zërat që e lidhnin atë me një kalim te Juventusi gjatë verës.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk e ka plan të largohet nga Manchester City dhe nuk do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër, së paku jo në dy sezonet e ardhshme.

“Kam dy vite në kontratë dhe lëvizja ime është e pamundur, vetëm nëse më shkarkojnë”, ka thënë Guardiola.

Sergio Aguero dhe Guardiola gjatë ndeshjes kundër Watfordit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Do të qëndroj edhe për dy vite, ndoshta edhe më shumë. Nuk do të shkoj te Juventusi në dy sezonet e radhës, ka thënë Guardiola pas ndeshjes kundër Watfordit.

Kandidatët tjerë për zëvendësimin Massimiliano Allegrit janë Zinedine Zidane dhe Antonio Conte.

Lexo po ashtu: Guardiola konfirmon se City po shikon tre apo katër futbollistë të rinj për t'i transferuar në verë

Guardiola aktualisht është në vendin e parë në Ligën Premier me Manchester Cityn, ndërsa në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë në 1/8 e finales ndaj Schalkes ka fituar me rezultat 2-3.

48-vjeçari është emëruar trajner i Man Cityt në vitin 2016 dhe që nga atëherë ka fituar Ligën Premier, EFL Cup dhe FA Community Shield. /Telegrafi/

www.telegrafi.com