Guardiola këshillon Sane para sezonit të ri: Harroje Gjermaninë

Guardiola këshillon Sane para sezonit të ri: Harroje Gjermaninë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola i ka thënë lojtarit të tij, Leroy Sane që të mos mërzitet për faktin se nuk u ftua nga kombëtarja gjermane në kampionatin Botëror nga trajneri, Joachim Loë. 22-vjeçarit nuk i dha një mundësi tekniku i “Pancerave” për t’ju bashkuar ekipit në Rusi. Megjithatë, për lënien jashtë të tij, Loë u kritikua mjaft nga mediat dhe specialistët e futbollit.

Sulmuesi bëri një paraqitje të shkëlqyer me “Qytetarët” sezonin e kaluar 2017-18, ku u shpall edhe kampion në Premier League. Tani Guardiola shpreson që Sane të ndihet i motivuar nga fakti që mbeti jashtë Botërorit.

“Leroy duhet të pranojë se ky vendim mund t’a bëjë atë më të fortë. Ai ka mundësinë t’i tregojë ekipit kombëtar dhe ne, se ka një tjetër sezon para për të shfaqur cilësitë e tij. Është i ri dhe për dy vite vjen kampionati evropian dhe pas katër vitesh një tjetër Kupë Bote. Unë mendoj se tani është e kaluar. Trajneri i Gjermanisë vendosi se çfarë është më e mira për ekipin kombëtar”- tha tekniku spanjoll i kampionëve anglezë.

Gjermania nuk ia doli të kalojë as grupin në Rusi, pasi u mund nga Meksika dhe Korea e Jugut, ndërsa shënoi vetëm një fitore 2-1 ndaj Suedisë. Sane u la jashtë listës në momentin e fundit, edhe pse kishte bërë një sezon fantastik me City-n, ku kishte shënuar 10 gola dhe dhënë 15 asiste. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.