Guardiola konfirmon mungesën e Edersonit ndaj Liverpoolit

08 NĂ«ntor 2019

Portieri brazilian, Ederson do të jetë mungesa e madhe e Manchester Cityt në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Liverpoolit.

City do të jetë mysafirë i Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Ligës Premier.

Megjithatë, Qytetarët përballen me një mungesë të madhe, atë të portieri Ederson, i cili u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Lexo po ashtu: Formacioni i kombinuar i derbit Liverpool-Man City, mungon Salah

“Ederson nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« luajĂ«. Nuk e di se pĂ«r sa kohĂ« do tĂ« jetĂ« jashtĂ« fushave. TĂ« dielĂ«n, ai nuk mund tĂ« luajĂ«”, ka thĂ«nĂ« fillimisht Guardiola.

Ish-trajneri i Barcelonës gjithashtu konfirmoi se vendin e tij do ta zë portieri tjetër, Claudio Bravo.

Lexo po ashtu: Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, befasi të mëdha në renditje

“Claudio Bravo mund tĂ« jetĂ« nĂ« portĂ«. Ai Ă«shtĂ« njĂ« portier i jashtĂ«zakonshĂ«m – fitoi shumĂ« ndeshje ndĂ«rkombĂ«tare me Kilin. Nuk kam dyshime”, pĂ«rfundoi trajneri i Cityt.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet të dielën në Anfield nga ora 17:30. /Telegrafi/

www.telegrafi.com