Guardiola konfirmon se Aguero do të mungojë në derbin e Manchesterit

02 Dhjetor 2019

Pep Guardiola ka konfirmuar se Sergio Aguero do t’i humbet disa përballje të këtij muaji.

Trajneri i Manchester Cityt ka zbuluar se sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Burnleyt dhe Manchester United.

“Sergio (Aguero) do t’i humbet disa ndeshje. Ai mund të luajë vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli”, ka thënë Guardiola.

“Ai do të jetë jashtë për disa javë, do t’i humbasë disa ndeshje. Por, të shohim se çfarë do na thonë testet mjekësore”.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Sergio Aguero

“Një gjë është e sigurt se ai nuk do të luajë në derbin ndaj Unitedit”, ka shtuar më tej spanjolli.

City dhe United do të përballen më 7 dhjetor në ‘Etihad Stadium’, e që Guardiola do të shpresoj që t’i marrë tri pikë dhe të qëndrojë në garë për titull me Liverpoolin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan