Guardiola: Nuk largohem nga City, vetëm nëse më shkarkojnë

12 Qershor 2019

Pep Guardiola i ka hedhur poshtë raportimet se mund të marrë një vit pushim dhe se mund të shkojë te Juventusi, pasi do të qëndrojë te Manchester City.

The Sun dhe Mirror shkruajnë se të mërkurën Guardiola mund të largohet.

Ai sot foli për Mundo Deportivo, ku hodhi poshtë të gjitha shkrimet.

Guardiola e Sterling . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Nuk marr vite pushim, lajmet dalin, kopjohen dhe nuk verifikohen”.

“Unë kam edhe dy vjet të mbetura në kontratën time dhe në qoftë se ata nuk më largojnë, unë do të qëndroj”, ka thënë Guadriola.

Guardiola. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Eurosport ditë më parë shkroi se ish-mesfushori i Brescias kishte refuzuar ofertën për një pagë prej 20 milionë euro nga Juventusi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com