Guardiola për ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit: Man City do të luajë aty ku thotë UEFA

21 Qershor 2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i përgatitur të shohë  zhvendosjen në një vend tjetër të ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

City kishte arritur të befasojë Mbretërit në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu duke i mposhtu me rezultat 2-1.

Ndeshja kthyese pritej me interesim të madh, por pandemia e coronavirusit ka bërë që ndeshjet dhe futbolli të jetë i pezulluar për më shumë se tre muaj.

Lexo po ashtu: Liga e Kampionëve: Kalendari, datat dhe vendet ku zhvillohen ndeshjet e mbetura

Tashmë janë rikthyer kampionatet evropiane të futbollit, ndërsa pas përfundimit të tyre pritet të rikthehen edhe ethet e Ligës së Kampionëve.

Man City mori fitore të madhe në Bernabeu (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

UEFA konfirmoi se ndeshjet do të zhvillohet në 7 ose 8 gusht, por Cityt  mund t’i duhet të luajë ndeshjen kthyese diku tjetër dhe jo në Etihad.

“Ne do të përshtatemi me ato që thotë UEFA. Është një situatë e jashtëzakonshme tani në të gjithë botën, jo vetëm në futboll”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu: Bernardo Silva: Guardiola është njëri nga trajnerët më të mirë në histori, kemi mësuar shumë nga ai

“Nëse UEFA thotë se ne do të luajmë diku tjetër për situatën e shëndetit dhe sigurisë, atëherë do të ndjekim udhëzimet e tyre”.

“Ne do të dëshironim të luanim në Stadiumin Etihad, por nëse UEFA vendos të transferohet në një vend tjetër për të luajtur për sigurinë dhe shëndetin e të gjithë neve dhe lojtarëve të Madridit dhe stafit, ne do të përshtatemi me ato që thotë UEFA”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com