REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Tekniku e pranon se ndaj Liverpool s'ka për të qenë e lehtë

Guardiola tregon testin e vërtetë të Manchester City-t

12 Janar 2018 17:54

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola shprehet se takimi i së dielës kundër Liverpool-it do të jetë testi i vërtetë i ekipit në garën për të fituar titullin kamion.

“Qytetarët” janë në vend të parë në renditje, me 15 pikë më shumë se sa vendi i dytë  dhe duan që të dalin nga “Anfield Road” të pamposhtur.

Nga 20 takime, ata kanë 18 fitore dhe 2 barazime.

“Për ne është një test sfida në Anfield, në një nga stadiumet më prestigjioze kundër një prej ekipeve më të forta siç është Liverpool-i.

Nëse synon të fitosh titullin, atëherë duhet që të triumfosh në të tilla përballje.

Ne ende duhet të përballemi ndaj rivalëve të fortë dhe ka ende 16 ndeshje për t’u luajtur. Pra ka shumë për të bërë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në gjysmëfinale kalon edhe Edmund

Nadal tërhiqet nga “Australian Open”, kalon kroati Cilic

23 Janar 2018 14:10

Rafael Nadal u detyrua që të tërhiqet nga “Australian Open” dhe në gjysmëfinale u kualifikua rivali i tij Marin Cilic. Spanjolli pësoi një dëmtim muskulor në setin e katërt. Ai kryesonte 2-1 me sete, dhe pasi përjetoi problemet e para kërkoi ndihmën e mjekëve.

Nadal e mbylli setin e katërt, të cilin e humbi 6-2. Më pas në të pestin vendosi të tërhiqej, pasi e pati të pamundur fizikisht.

Tani kroati do të përballet në këtë fazë të Grand Slam-it me britanikun Kyle Edmund. Takimi midis të dyve zgjati për 3 orë e 47 minuta 3-6 6-3 6-7 (5) 6-2 2-0.

Ndërkohë Kyle Edmund siguroi vendin si një nga katërt më të mirët e kompeticionit pasi mundi numrin 3 të renditjes botërore, Grigor Dimitrov ditën e sotme. Britaniku e fitoi lojën 6-4, 3-6, 6-3, 6-4 dhe kjo do t’i sigurojë një përfitim financiar prej 509 mijë paundësh në javë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-trajneri kuqezi zbret nesër në Tiranë

De Biasi kthehet në Shqipëri, mësoni arsyen

23 Janar 2018 14:07

Gianni de Biasi do të rikthehet në Shqipëri. Ish-trajneri i kuqezinjve do të vizitojë pavijonin e Evropianit 2016-të pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Tekniku italian vjen në kryeqytet për të parë ekspozitën e parë kushtuar suksesit që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit nën drejtimin e tij arriti me pjesëmarrjen në Evropianin “Francë 2016”. /EDS/

Njoftimi i FSHF-së

Te nderuar kolege!

Nesër (e mërkure) ne orën 09.45 do te vizitoje pavijonin e Evropianit 2016 pranë Muzeut Historik Kombëtar, ish-trajneri i ekipit kombëtar,  Giovanni DE BIAZI.

Si pjese e atij suksesi historik trajneri vjen ne Tirane për te pare ketë ekspozite, por edhe Albumin qe FSHF promovoi me momentet me pikante te Shqipërisë ne Evropianin 2016

Ju ftojmë te jeni prezent!

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy talente nën urdhrat e Starovës

Talenti korean i Austrisë, në provë te Partizani

23 Janar 2018 13:59

Dy futbollistë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starovës në seancën e sotshme stërvitore. I pari vjen nga Austria dhe luan si mesfushor qendror dhe në fakt duket e habitshme se si futbollisti ShpresaveKoresë së Jugut po testohet te kryeqytetasit, aq më pak që po luante në elitën e futbollit austriak.

Jin Hyun Lee është nën pronësinë e FC Pohang Steelers, kampione e Koresë së Jugut. 20-vjeçari në pjesën e parë të këtij sezoni ka luajtur te Austria Wien-ës. Aty ka bërë mirë, teksa është aktivizuar në 11 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Klubi austriak e ka huazuar mesfushorin me të drejtë blerje dhe e ka nën kontratë deri në qershor.

Një tjetër i huaj po vëzhgohet nga stafi teknik i të kuqve. Henry Okebugu vjen nga skuadra e Egnatias. Sulmuesi nigerian po luan rregullisht me rrogozhinasit, por nuk ka shënuar dot asnjë gol. Bëhet fjalë për një lojtar të ri, vetëm 19 vjeç, që mund t’u shërbejë të kuqve dhe për të ardhmen./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Nga Riva te Maradona, ja vlera e çmendur e yjeve të së shkuarës

Speciale/ Sa do të kushtonin legjendat e futbollit sot

23 Janar 2018 13:25

Në numrin e sotëm të gazetës "La Repubblica", është botuar një artikull kushtuar yjeve të futbollit të viteve të mëparshme. Pyetjes "Se sa do të kushtonin sot lojtarët e mëdhenj të asaj kohe" i është përgjigjur "Playrating", e cila është e specializuar për vlerën e lojtarëve bazuar në kriteret ekonomike, të bëra nga ekspertë të nivelit botëror.

Për shembull, ish-sulmuesi i Cagliarit, i konsideruar si një nga më të mirët të gjeneratës së tij, Gigi Riva do të kushtonte afër 115.39 milionë euro, ndërsa ish-kapiteni i Juventus, Alessandro Del Piero, do të kushtonte 133.7 milionë euro. Gjithashtu edhe dy lojtarët e huaj që luanin në kampionatin Italian, me Napolin, Diego Maradona dhe Ronaldo (fenomeni) ish-ylli i Inter. Argjentinasi do të kapte vlerën e 328 milionë euro ndërsa legjenda braziliane 433 milionë euro. Francesco Totti në moshën 31-vjeçare në sezonin 2006-2007, kur shënonte 32 gola në 50 ndeshje, kushtonte jo më pak se 86 milionë euro. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment