REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Tekniku e pranon se ndaj Liverpool s'ka për të qenë e lehtë

Guardiola tregon testin e vërtetë të Manchester City-t

12 Janar 2018 17:54

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola shprehet se takimi i së dielës kundër Liverpool-it do të jetë testi i vërtetë i ekipit në garën për të fituar titullin kamion.

“Qytetarët” janë në vend të parë në renditje, me 15 pikë më shumë se sa vendi i dytë  dhe duan që të dalin nga “Anfield Road” të pamposhtur.

Nga 20 takime, ata kanë 18 fitore dhe 2 barazime.

“Për ne është një test sfida në Anfield, në një nga stadiumet më prestigjioze kundër një prej ekipeve më të forta siç është Liverpool-i.

Nëse synon të fitosh titullin, atëherë duhet që të triumfosh në të tilla përballje.

Ne ende duhet të përballemi ndaj rivalëve të fortë dhe ka ende 16 ndeshje për t’u luajtur. Pra ka shumë për të bërë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Roma kërkon 50 mln euro dhe një lojtar për boshnjakun dhe Emerson

Dzeko pranon ofertën e Chelsea-t, e bindi...

22 Janar 2018 19:22

Raportet në Itali sugjerojnë se sulmuesi Edin Dzeko ka rënë dakord me një kontratë me Chelsea-n në vlerë prej 8 milionë eurosh për sezon. Blutë po kërkojnë të nënshkruajnë përveç sulmuesit edhe me shokun e tij te verdhekuqtë Emerson Palmieri. Tani “Tuttomercatoweb” raporton se është arritur një marrëveshje për 50 milionë eurosh plus 10 milionë euro shpërblime për dy lojtarët.

“Tuttomercatoweb” beson se Dzeko ka pranuar për t’u realizuar ky operacion prej faktit se tani rroga e tij do të dyfishohet, nga 4.5 mln euro në vit në 8 mln euro. Përveç kësaj, mësohet se telefonata nga trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte ishte vendimtar në bindjen e sulmuesit për t’i thënë “po” bluve. Të dyja klubet aktualisht janë duke punuar detajet e fundit dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare në orët e ardhshme. Gjithashtu Roma kërkon nga kampionët e Anglisë përveç të tjerash edhe sulmuesin Batshuayi me huazim për gjashtë muaj. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Reagon sulmuesi i Manchester United

Skandali “Sanchez”/ Seks për 1000 sterlina

22 Janar 2018 17:50

Nuk e kanë lënë as që të shijojë ajrin e Manchesterit për aventurën e tij të re tek United, sepse Alexis Sanchez është gjendur në syrin e ciklonit të skandalit me drita të kuqe. Sulmuesi i ri i “Djajve të Kuq”, faktikisht, është i akuzuar nga Paulina Sobierajska se, në një intervistë për “The Sun”, ajo ka zbuluar se Sanchez i ka ofruar 1000 sterlina për një natë në shtrat.

“Isha në një bar në Londër dhe pash që ky djali po më vështronte. Më pas erdhi dikush në tavolinën time dhe më sqaroi se ishte një klient i veçantë në atë bar dhe se ishte vërtet i interesuar për të folur me mua. E pyeta kush ishte dhe më tha që është Alexis Sanchez, lojtar i Arsenal; nuk e njihja. Aty ai kishte pyetur se sa dëshiroja që të bëja sekse me atë dhe për shaka unë thash 10.000 sterlina, ai insistoi”.

Deklaratave të Paulina Sobierajska, u është përgjigjur shpejtë i akuzuari. “Është falso, madje është gënjeshtër dhe ajo që u tha një javë më parë, që kam një fëmijë. Nuk përfshihem në lajmet false, kërkoj respekt për jetën time private”, shkruan në Twitter sulmuesi Alexis Sanchez, i cili mes të tjerash ka përfituar mbështetjen e shumë kolegëve, mes tyre edhe ish-lojtari i Anglisë, Lineker. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Belgu është lidhur me një kalim në Bernabeu

Hazard zbulon të vërtetën e interesit nga Real Madridi

22 Janar 2018 16:35

Pasi babai i tij bëri të ditur dëshirën e sulmuesit për një transferim në Real Madrid, ylli i Chelsea-t, Eden Hazard, i hodhi poshtë këto sugjerime duke theksuar se është i përqendruar vetëm tek kampionët e Anglisë. Komentet e diskutueshme erdhën pas një interviste të dhënë nga babai i tij në shtypin belg në dhjetor. Atë kohë, ai i referohej djalit të tij që nuk rinovoi kontratën me blutë sepse ai ishte duke pritur për një ofertë të mundshme nga Real Madridi.

"Kam biseduar me të për këtë gjë", tha sulmuesi kur u pyet për këtë çështje. “Ai ka thënë disa gjëra të këqija, unë jam i përqendruar vetëm tek Chelsea. Kam edhe dy vite në kontratën time me Chelsea-n dhe jam i lumtur këtu. E kam thënë mbi 10 herë që dua ta mbyll këtë sezon dhe pastaj ne do të shohim", deklaroi 27-vjeçari. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi 29-vjeçar pritet të prezantohet sot në “Old Trafford”

Sanchez zyrtarisht “Djall i kuq”, pagë marramendëse për kilianin

22 Janar 2018 10:35

Manchester United do të prezantojë përforcimin e ri, Alexis Sanchez, Brenda 24 orëve. Lojtari ka kryer vizitat mjekësore ditën e diele dhe ka realizuar setin fotografik në “Old Trafford”.

Sulmuesi kilian do të bëhet lojtari më i paguar në Premier League me fitimet që do të marrë nga kalimi te rivalët e City-t. Ai do të marrë gjithsej 600 mijë paund në javë,  350 mijë pagë bazë, 100 mijë paund nga të drejtat e imazhit dhe 144 mijë paund të tjera bonuse.

Ditën e djeshme (të dielën) ai është fotografuar teksa bën “selfie” me fanellën numër 7 që do të mbajë më “Djajtë e kuq”. United pret që të përfundojë transferimi i plotë edhe i Mkhitaryan te Arsenal dhe më pas të prezantojë blerjen në fazën sulmuese.

Sanchez më në fund ia doli që të largohet nga “Anfield”. Lojtari pati kërkuar që verën e kaluar por trajneri Wenger dhe klubi refuzuan ta shisnin. Këtë herë, “Topçinjtë” shfrytëzuan rastin ta shisnin kartonin e lojtarit në mënyrë që të mos ikte i lirë në merkaton e ardhshme, kur do ti përfundonte edhe kontrata. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment