Gurbanov i surprizuar: Kukësi na gjeti të papërgatitur

Qarabag vuajti shumë përballë Kukësit në “Loro Boriçi”, duke regjistruar vetëm disa sulme sporadike. Trajneri Gurban Gurbanov në përfundim të ndeshjes u shpreh se verilindorët aplikuan një modul të ri, i cili i vuri tepër në vështirësi.

“Të dyja skuadrat luajtën për të marrë fitoren, provuam shumë për të shënuar por nuk ja dolëm. Na ngelet një shans tjetër në Azerbajxhan”, tha fillimisht Gurbanov.

Çfarë do të ndryshoni në Azerbajxhan nga ndeshja e sotme?

Ndryshuam sistemin në këtë ndeshje sepse Kukësi na kapi të papërgatitur dhe për këtë arsye nuk fituam. Prandaj do të përgatisim një ndeshje më mirë me një sistem tjetër.

Cilat ishin përshtypjet tuaja për Kukësin?

Ishte një skuadër e vështirë për t’i shënuar, por në ndeshjen tjetër do të mundohemi të shënojmë. Megjithatë ne do të provojmë dhe vetëm do të provojmë që t’i shënojmë gol duke gjetur mënyrën e duhur. Të jeni të sigurt se ndeshjen tjetër do të jemi ndryshe. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan