Guri – Abazaj, a do të ketë derbi shqiptarësh në Belgjikë?

Kristal Abazaj dhe Sidrid Guri, dy sulmuesit më të mirë të sezonit të shkuar të kampionatit shqiptar u transferuar në Belgjikë për shuma të përafërta monetare. RSC Anderlecht pagoi 750 mijë euro për sulmuesin e djathtë të Luftëtarit, Kristal Abazaj, ndërsa KV Oostende pagoi 710 mijë euro për sulmuesin e Kukësit.

Shitjet e drejtpërdrejta nga Shqipëria në Belgjikë bënë bujë, jo vetëm në tregun vendës, por edhe atë të huaj. Abazaj dhe Guri aktualisht janë lojtarë të Shqipërisë, pasi trajneri Christian Panucci i ka thirrur në kombëtare. Abazaj ka luajtur për 21 minuta në miqësoren kundër Kosovës, ndërsa Guri po në të njëjtën ndeshje ka luajtur 68 minuta. Të dy ende nuk e kanë gjetur golin si kuqezinj, ndërsa sot do të përballen ndaj njëri-tjetrit në kampionatin belg.

Në orën 14:30 do të luhet ndeshja Anderlecht – Oostende, ku pritet që të dy sulmuesit të jenë në fushë. Në sfidën e parë Abazaj ka munguar, ndërsa Guri ka qenë për 90 minuta në fushë. Sot, pritet që të dy lojtarët të vihen përball njëri-tjetrit. Nëse të dy do të jenë në fushë, padyshim që do të jetë sfidë interesante për t’u parë nga shqiptarët, jo vetëm nga trajneri Christian Panucci që i ka nën vëzhgim këta lojtarë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.