Habit Daja: Nuk ka Fair Play në Superiore

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shpreh i kënaqur për fitoren e skuadrës së tij, por jo për lojën. Ai është i lumtur për pikët e marra dhe faktin se ekipi bëri autokritikë.

Gjykimi – “Të flasim njëherë për futboll. Luajtëm pjesën e parë mirë, ndërsa pjesën e dytë prishëm gjithçka. Kam respekt për Luftëtarin, por në pjesën e dytë na penalizuan zëvendësimet jo gjirokastritët. Me largimin e Osmanit dhe futjen e Nimagës gabuam me ndërrimin. Nuk ia delegoj vetëm afrikanit, por dhe lojtarëve të tjerë, pasi menduam se loja mbaroi dhe gabuam për këtë. Mendoj se jemi shkëputur para dhe skuadra neglizhon. Duhet të ndajmë përgjegjësinë. 

Penalltia – “Skënderbeu nuk ka nevojë për penallti. Gjyqtari ashtu e pa dhe e dha, pasi ne nuk kemi nevojë për gjykimin. Miku im Lika ka ndërruar ka ngatërruar ku jetojmë ne, pasi ‘fair-play’ këtu është pak i ekzagjeruar. Nuk duam të merrem me Likën dhe gjyqtarin”.

Shehi – “Mendohet se ka tërhequr ligamentin e brendshëm, por duhet të presim përgjigjen e ekzaminimeve të tjera. Nuk besoj se është shumë serioz dhe shpresoj ta kemi me ne”.

“Monotonia” e formacionit – “Ne paragjykohemi, pasi jemi 15 pikë para dhe në çdo ndeshje kemi një rezultat të gjetur. Nuk mund të bëjmë rotacion, pasi paragjykohemi. Situata në të cilën ndodhemi nuk na lë të bëjmë shumë ndryshime. Rotacioni do të vijë, lojtarët e rinj duhet ta tregojnë në fushën e lojës dhe të them se kam gabuar dhe ta them me kënaqësi”.

Teqja – “Nëse marrim një analizë të shpejtë, Teqja pati pjesë të gabimit dhe fajit te goli, por shpëtoi disa raste të mira. Shehin nuk e zëvendësojmë as në aspektin sportiv, por as si lider. Ne do të luftojmë të jetë pranë nesh dhe në fushë dhe në pozicionin e liderit”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan