Habit Vangjeli: Fitorja nuk është objektiv për Skënderbeun… | VIDEO

“Fitorja nuk është objektiv për Skënderbeun, por detyrim”, ky është mesazhi që përcolli mbrojtësi i bardhekuqve Kristi Vangjeli në konferencën për shtyp në vigjilje të përballjes me Teutën në “Niko Dovana”. Bregdetarët kanë nevojë për pikë dhe Vangjeli nuk e mohoi këtë fakt, por beson se ekipi i tij do të vazhdojë me ecurinë pozitive.

“Teuta është në gjendje të vështire, por unë mendoj, që nuk e meriton të jetë në atë pozicion. Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, pasi ata kanë marrë pikë në ndeshjet e fundit. Jemi të përgatitur mirë për të arritur objektivin tonë për ta mbyllur kampionatin sa më shpejt dhe të dalim nga ky takim me 3 pikë”, tha 32-vjeçari.

TEUTA “MACE E ZEZË” – “Teuta ka një ekip të mirë, ndonëse ndodhet në këto pozita. Ne jemi përgatitur si në çdo ndeshje për të marrë më të mirën. Jemi të vetëdijshëm, që na pret një kundërshtar tepër i vështirë, por ashtu siç ia kemi dalë në vitet e kaluara ashtu besoj, se do ia dalim edhe nesër për të marrë 3 pikët”.

DIFERENCA ME RIVALËT – “Kemi një grup të jashtëzakonshëm. Besoj se kemi shfaqur diferencë te mëdhe si me ekipet e fundit ashtu edhe me ato që na rivalizojnë, por mendoj se shkëputja ka ndodhur, për shkak se kemi fituar si brenda dhe jashtë ndaj rivalëve direktë dhe kemi qenë më të mirë”.

PËRGJIGJJA NGA UEFA– “Realisht në ditët e para e kemi patur të vështirë dhe kemi qenë në presion, por tani jemi qetësuar pak. Tani po merren drejtuesit me këtë punë. Ne jemi të qetë në këtë aspekt sepse jemi të ndershëm. Shpresojmë mos të ketë asnjë dënim, sepse nuk e meritojmë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan