Hajmalia origjinale e kampionëve të Botës | FOTO

20 vjet më parë kur Franca fitonte Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj, para çdo ndeshje Laurent Blanc puthte kokën pa flokë të portierit Fabian Barthez. 20 vjet më pas, Franca shpallet sërish kampione e botës dhe këtë herë bestytnia është tjetër. Francezët e kanë çuar këtë vit në një nivel krejt tjetër supersticionin dhe gjithçka falë Kylian Mbappe.

Këtë herë hajmalia është Adil Rami, sërish një mbrojtës, por në ndryshim nga Blanc që ishte titullar i padiskutueshëm, ai nuk ka luajtur fare në fushë, por vetëm në dhomat a zhveshjes.

I dashuri i Pamela Anderson ka qenë protagonist falë mustaqeve të tij stil i vjetër, të kuruara në detaj si një aristokrat i vërtetë. Para ndeshjes me Argjentinën, Mbappe i është afruar dhe i ka përdredhur mustaqet e mbrojtësit. Një veprim ky që francezët e kanë lidhur me fitoren 4-3 ndaj Messit me shokë dhe e kanë përsëritur para gjithë ndeshjeve të tjera, përfshi edhe finalen.

Rituali duket se ka funksionuar dhe për sa kohë që Rami do të jetë në skuadër, është e sigurt që Griezmann, Mbappe dhe të tjerët do të shkojnë në radhë për t’u marrë me mustaqet e tij. Ndoshta i mbushin mendjen trajnerit Deschamps që Rami duhet edhe për Europian…/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan