Hakimi mbërrin në Milano, në pritje të vizitave mjekësore

30 Qershor 2020

Anësori i Real Madridit, Achraf Hakimi, ka mbërritur në Milano për të kompletuar lëvizjen e tij te Interi për 45 milionë euro.

21-vjeçari ka mbërritur në qytetin e modës në mëngjes dhe tani pritet të kompletojë edhe testet mjekësore.

Ish-ylli i BVB pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, klubi zikaltër është raportuar se do të paguajë 40 milionë euro, ndërsa pesë tjerë shtesë në formë të bonuseve.

Në dy sezonet e fundit për klubin gjerman lojtari i huazuar tek Borussia Dortmundi, ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 17 herë në 72 paraqitje zyrtare.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane, por lojtari në fund zgjodhi projektin e Interit. /Telegrafi/

🚨 ÚLTIMA HORA | @AchrafHakimi ya está en MILÁN para firmar por el INTER.

📽SportItalia pic.twitter.com/CfolDs8BfB

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 30, 2020

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com