Hakmarrja e Bale: Do të qëndrojë te Reali për t’i marrë 66.5 milionë euro, pasi klubi madrilen nuk e lejoi të shkonte në Kinë

09 Gusht 2020

Gareth Bale nuk e ka në plan të bëjë asnjë lëvizje nga Real Madridi, në mënyrë që të përfitojë 66.5 milionë euro në dy vitet e ardhshme.

Anësori uellsian është i inatosur me Los Blancos për faktin se nuk e lejuan të largohej drejt Kinës në verën e kaluar, kur do të përfitonte shuma të majme parash.

31-vjeçari ishte pranë një mega-transferimi te Jiangsu Suning, ku do të përfitonte më shumë se një milion euro në javë, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit nga Reali.

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Ai nuk ka luajtur për ekipin e Zinedine Zidane në tetë ndeshjet e fundit, mirëpo u ka thënë miqve të tij se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu: Arsyeja e vërtetë se përse Bale nuk ishte me Real Madridin në përballjen ndaj Cityt në Ligën e Kampionëve

“Gareth do t’i përfundojë dy vitet e ardhshme (të kontratës së tij), nëse nuk arrin ndonjë transferim që dëshiron, do ta respektojë kontratën. Ai nuk ia ka falur Realit që nuk e ka lejuar të transferohet në Kinë”.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ka karakter shumë të vendosur dhe nuk heq dorë nga të drejtat e tij. Edhe nëse kjo do të thotë se do të qëndrojë te Reali për dy vitet e ardhshme dhe nuk do të luajë asnjë ndeshje, atëherë pikërisht këtë do ta bëjë”, citon The Sun fjalët e një miku të uellsianit.

Paga vjetre e Gareth Bale mund të arrijë një total prej 33.25 milionë eurosh duke i përfshirë shtesat dhe bonuset. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com