Reali i Madridit ka marrë vendimin: Lojtari që duhet transferuar në merkaton e ardhshme është Kilië Mbape dhe jo Erling Haland. Duket se Florentino Perez ka nisur punën personalisht për të bërë një nga transferimet më të bujshme në vitet e fundit në futboll.
Është një blerje strategjike, e cila do të mbyllet me sukses vetëm nëse Reali i Madridit nuk do të bëjë gabime. Perez prej disa vitesh ka shtruar terrenin me drejtuesit e skuadrës së PSG-së, të cilët janë shumë të vështirë për të biseduar. Dëshiron që t’i bëjë një dhuratë të çmuar trajnerit Zinedin Zidan, i cili ka fituar 3 Champions radhazi dhe e ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Kontrata e yllit francez përfundon në vitin 2022 dhe PSG-ja i ka ofruar 150 milionë euro për ta rinovuar atë. Por pretendentët për të transferuar Mbapenë janë duke pritur dhe mes tyre është gjithashtu Reali i Madridit.
VENDIMI – Madrilenët ishin të pavendosur dhe me dilema për dy blerjet: Haland apo Mbape, por duket se kanë marrë vendimin që gjithçka do të përqendrohet te francezi. Vitin e ardhshëm është momenti i duhur për të bërë lëvizjet për blerjen e tij. Haland duket gjithashtu pak më i vështirë për t’u arrirë përpara vitit 2022 dhe “Galaktikët” duan Mbapenë. Ky i fundit ka idhull Zinedin Zidanin dhe trajneri francez mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes për kampionin e botës.
Duket si një pak i heshtur mes palëve, por që Naser Al Khelaifi nuk e pëlqen aspak. Në fakt, nuk ka çfarë të bëjë sepse është në një situatë të pakëndshme. Mbapesë i përfundon kontrata për 2 vite dhe nëse nuk e shet sezonin e ardhshëm, atëherë rrezikon që ta humbasë me kosto 0 për vitin pas tij. Kartoni i Kilië Mbapesë kushton 180 milionë euro dhe është futbollisti më i shtrenjtë në botë për momentin. PSG-ja do të kërkojë patjetër që të përfitojë diçka nga shitja e tij.
PANORAMASPORT.AL
www.panorama.com