Haland te Bajern Mynihu? Ja kush bëhet pengesë për kalimin e bujshëm të talentit norvegjez te kampionët e Europës

06 Nëntor 2020

Ka një klauzolë apo jo? Pyetjes nëse kontrata e Erling Halandit me Dortmundin ka një klauzolë prishjeje në fund të këtij sezoni, i jep përgjigje shefi Vacke. “Nuk ka asnjë klauzolë”. Por ekzistojnë sërish spekulimet se sulmuesi norvegjez mund të largohet nga verdhezinjtë në 2022 për 75 milionë euro. Në këtë rast, ai mund të hyjë në planet e Bajernit.

Sipas “Sport Bild”, kampionët e Gjermanisë diskutuan për herë të parë për transferimin e talentit në dhjetor 2017, kur ai ishte te Molde.

Ai u vëzhgua, por një marrëveshje nuk arriti të materializohet për shkak të Levandovskit. Dhe Rumenige thotë se polaku është sërish “pengesë” për këtë dhe se zgjedhja e tij më e mirë mbetet Dortmundi sepse Leva premton edhe shumë vite të tjera në këto nivele.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan