Handanovic: Nuk humbëm pikë për shkak të gjyqtarit

26 Janar 2020

Samir Handanovic ka thënë se Interi nuk lëshoi pikë për fajin e gjyqtarit, në barazimin prej 1-1 kundër Cagliarit.

Trajneri Antonio Conte refuzoi të flasë për gazetarët pas ndeshjes, në të cilën Lautaro Martinez u përjashtua me karton të kuq në minutat e fundit për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.

Në zonën e mediave shkuan vetëm kapiteni Handanovic dhe asistent-trajneri Cristian Stellini, të cilët folën për Sky Sport Italia.

Inter- Cagliari (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Gjithmonë ka pakënaqësi kur nuk fitojmë, sepse gjithmonë duam të fitojmë, por nuk i shfrytëzuam rastet tona”.

“Sot (e diel), ne nuk i lëshuam pikët për shkak të gjyqtarit. Thjesht u ankuam sepse nuk u jepte gjuajtje të lira sulmuesve tanë dhe ua dha atyre të Cagliarit”.

“Nuk po e fajësojmë gjyqtarin për barazimin tonë. Duhet të mësojmë t’i përfundojmë ndeshjet më herët, në mënyrë që të mos kemi nevojë të flasim për incidente të këtilla”, ka thënë portieri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan