Hapet gara për kreun në Veri, Albpetrol bën fitore me zemër në Jug

Java e 22 në Kategorinë e Dytë, në të ty grupet ka sjellë rezultate të pritshme për skuadrat që rivalizojnë për vendet e para të tabelës së klasifikimit në të gy grupet, por edhe një surprizë në Koplik, ku Veleçiku shënoi me Besard Çokajn në minutën e 7 të pjesës së parë, ndërsa Vora nuk arriti që të barazojë shifrat në fundin e takimit. Mziu nuk e gjuajti saktë penalltinë në minutën e 80, duke bërë që tashmë Vora të jetë vetëm tri pikë larg Veleçikut në tabelën e klasifikimit. Kur duhen dhe katër javë nga përfundimi i kampionatit, vorakët duhet t’i bëjnë llogaritë mirë për të ruajtur kreun.

Në grupin B përballje interesante ishte ajo që u luajt në Sarandë. Butrinti e nisi me gol takimin, por në pjesën e dytë patosarakët e drejtuar nga Marjol Miho barazuan me Naçin në minutën e 80 dhe 4 minuta më vonë silura e Gëzim Hyskës çoi shifrat në 1-2.

Elbasani ruan kreun pas fitores 1-2 kundër DElvinës në transfertë, ndërsa Orikumi vijon të ruajë hapin me Albpetrolin, ku fitoi 2-0 në fushën e tij kundër Tepelenës. Kur mbeten dhe 4 javë nga përfundimi i sezonit, çdo gjë mbetet e hapur për kreun në këtë grup.

Grupi A
Java 22

Kevitan – Tirana B 0-2
Gramshi – Klosi 0-2
Internacional – Partizani B 4-1
Kukësi B – Luzi 2008 1-1
Ada – Spartaku 2-1
Veleçiku – Vora 1-0
Sopoti (Pushim)

Renditja

Vora                     55 pikë
2. Veleçiku            52
3. Klosi                 47
4. Gramshi           33
5. Tirana B           33
6. Internacional    30
7. Partizani B        29
8. Luzi 2008         29
9. Spartaku          27
10.Kukësi B          22
11. Ada                19
12. Sopoti            15
13. Kevitan           8

Grupi B
Java 22

Delvina – Elbasani 1-2
Butrinti – Albpetrol 1-2
Oriku – Tepelena 2-0
Gramozi – Devolli 3-2
Këlcyra – Memaliaj 1-2
Domosdova – Maliqi 1-4
Skrapari – Përmeti 3-2

Renditja

Elbasani              56 pikë
2. Oriku              54
3. Albpetrol         53
4. Devolli            38
5. Maliqi             34
6. Delvina           31
7. Butrinti           31
8.Memaliaj          25
9. Këlcyra           23
10. Skrapari        23
11. Tepelena       22
12. Përmeti         21
13. Domosdova   19
14. Gramozi        15

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan