Harden i jashtëzakonshëm, Rockets mposhtin LA Lakers

14 Dhjetor 2018

Houston Rockets ka arritur të triumfojë në derbin e mbrëmjes ndaj Los Angeles Lakers.

Që nga fillimi i ndeshjes Rockets ishin më të mirë dhe në fund fituan me 15 pikë diferencë 126:111.

James Harden ishte në formë mahnitëse duke arritur ‘Triple Double’.

Harden shënoi 50 pikë pati 10 kërcime dhe shtoi 11 asistime për bashkëlojtarët.

50-POINT TRIPLE-DOUBLE

50pts
11ast
10reb#MVP pic.twitter.com/W6e9uxOFk4

— Houston Rockets (@HoustonRockets) December 14, 2018

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Clint Capela me 16 pikë si dhe Chris Paul që shtoi 14 të tjera.

LeBron James me 29 pikë dhe Kule Kuzma me 24 të tjera ishin më efikasit tek Lakers.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe San Antonio Spurs përballë Los Angeles Clippers 125:87.

Four straight wins at the @attcenter. It's good to be home. #SpursTBT | #GoSpursGo pic.twitter.com/PFbBnQngEQ

— San Antonio Spurs (@spurs) December 14, 2018

LaMarcus Aldridge me 27 pikë ishte më efikasi tek vendasit, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Rudy Gay që shtoi 21 të tjera.

DeMare DeRozan dhe Marco Belinelli e mbyllën ndeshjen me nga 14 pikë.

Tek Clippers më efikasi ishte Thobias Harris që shtoi 17 pikë, ndërsa Gallinari shënoi 15 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Houston Rockets – LA Lakers 126:111

San Antonio Spurs – LA Clippers 125:87

Orlando Magic – Chicago Bulls 97:91

Phoenix Suns – Dallas Mavericks 99:89

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan