Harden vazhdon dominimin e madh, Dallas falë Doncicit triumfon ndaj Minnesotas

12 Janar 2019

James Hardne ka vazhduar me paraqitjet e shkëlqyera të tij, duke regjistruar triple doublen e radhës monstruoz me 43 pikë, 10 kërcime dhe 12 asistime.

Këtë Harden e bëri në fitoren në shtëpi ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 141-113, ku fitorja e vendasve nga Teksasi nuk ishte në asnjë moment e kontestuar.

Dallas Mavericks zhvilluan derbin ndaj Minnesotas në udhëtim dhe Mavs u treguan të shkëlqyer falë lojtarit të tyre të ri, yllit Luka Doncic që realizoi gati triple double me 29 pikë 8 rebounde e 12 asistime.

Dallas fituan në frymën e fundit me rezultat 119-115.

Fitore të rëndësishme në shtëpi shënoi edhe Toronto Raptors me rezultat 122-105.

Kaëhi Leonard realizoi 20 pikë dhe 11 kërcime në këtë triumf dilema për të cilin kishte vetëm në çerekun e parë, më pas vendasit morën gjërat në drejtimin e tyre.

Pas ndeshjeve të të premtës mbrëma Toronto vazhdon kryesimin në Konferencën Lindore duke shfrytëzuar dështimin e Bucks ndaj Washingtonit. Indiana ka avansuar në pozitën e tretë duke qenë tri ndeshje larg vendit të parë.

Në Perëndim gjërat janë shumë ngushtë, ku Denveri vazhdon ta ketë vendin e parë e Golden State vendin e dytë, ndërkaq nga katër fitore larg janë hiç më pak se pesë skuadra si OKC, Portland, Clippers, Houstoni dhe San Antonio.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan