Harry Kane në radarin e Barcelonës

10 Janar 2019
Harry Kane në radarin e Barcelonës

Barcelona është duke synuar që të transferojë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

El Mundo Deportivo thotë se Barcelona po bën plan që të transferojë kapitenin e Anglisë.

Kane është në mendimet e katalanasve dhe duket se Suarez nuk është fare.

Uruguaiani do të bëhet 32 vjeçar në janar dhe klubi nga Katalunia dëshpërimisht po kërkon zëvëndësimin e tij.

Harry Kane (Getty Images)

Nëse Barca e do yllin e Tottenhamit, atëherë do të ketë kosto të lartë.

Kane nënshkroi një kontratë të madhe me Tottenhamin deri në vitin 2024 që e bën çmimin e tij tejet të shtrenjtë, ashtu sikurse edhe pagën.

Aktualisht Kane paguhet 17.5 milionë euro në sezon te Tottenhami.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com