“Hashim Thaçi Vlora krenohet me ty”! Ndeshja Flamurtari – Luftëtari fillon me 16 minuta vonesë

27 Qershor 2020

Dy parrulla me mesazh politik janë bërë shkak që Federata Shqiptare e Futbollit të fillojë me vonesë ndeshja Flamurtari-Luftëtari.

Parrullat “Hashim Thaçi Vlora është me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë” u bënë shkak që Federata Shqiptare e Futbollit të mos lejonte fillimin e ndeshjes deri në heqjen e tyre.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, deklaroi se nuk donte t’i hiqte parullat pasi i kishin vendosur tifozët, madje ai ishte dakort që të mbyllej ndeshja. Megjithatë në fund dy mesazhet janë hequr dhe ndeshja ka nisur.

Meshazet kanë lidhje me akuzat e fundit të ardhura nga Haga ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan