Hatem Ben Arfa kërkon të padisë PSG

Hatem Ben Arfa. Po të kthehemi disa vite në kohë, bëhej fjalë për një lojtar që kërkohej nga ekipet BIG. Pas dy sezoneve te klubi francez, ku lojtari i talentuar ka luajtur vetëm njëzet ndeshje, kontrata e tij ka skaduar. Viti i fundit ka qenë dramatik: zero ndeshje dhe siç kuptohet lojtari nuk e ka pritur mirë. Dhe tani, sipas asaj që raporton RMC, ai kërkon të padisë PSG për dëmin e shkaktuar.

Paris Saint Germain, pasi e mori nga Nice, gjatë vitit të parë të kontratës, e ka aktivizuar shumë pak. Arfa nuk ishte i lumtur dhe shumë skuadra gjatë sesioneve të ndryshme të merkatos, kishin kërkuar shërbimet e lojtarit. PSG refuzoi të gjitha kërkesat, pavarësisht nga presionet e shumta të menaxherit të lojtarit. Sezoni i tij i dytë në Paris, ka qenë një katastrofë e vërtetë me zero paraqitje.

Siç pritej, tridhjetë e një vjeçari nuk e ka pritur mirë dhe pavarësisht fushatave mediatike dhe hashtag në favor të tij rezultati nuk ndryshoi. Kontrata e tij me PSG-në ka skaduar dhe lojtari tashmë është me parametra zero, për këdo që ka nevojë për një trekuartist. Por me sa duket kërkesat janë të pakta, dhe nuk përjashtohet mundësia që arsyeja të jetë fakti që Ben Arfa ka një vit pa luajtur. Në këtë mënyrë, lojtari duket se po synon të ndëshkojë klubin francez. Kjo gjë është pohuar nga Cristophe Bertrand, avokati i tij, i intervistuar nga RMC Sport. Pavarësisht nga kjo, Nice po mendon  ta risjellë atë në Rivierën Franceze, ku në këtë mënyrë do të bashkohet me ish shokun e ekipit, Kevin Trapp. Por kjo nuk e përjashton mundësinë e një padie kundrejt kryeqytetasve! /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.