Havertz do të transferohet te Chelsea, por londinezët duhet ta përmbushin një kusht për transferimin e gjermanit

12 Korrik 2020

Chelsea është skuadra favorite për të nënshkruar me super talentin gjerman Kai Havertz.

Ylli i ri i Bayer Leverkusen po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane duke përfshirë Chelsean, Man Utd, Man City, Liverpool, Arsenal, PSG, Juventus dhe Real Madrid.

Megjithatë Bild raporton se lojtari ka një marrëveshje personale me Chelsean dhe do t’i bashkohet londinezëve.

Chelsea ka pranuar të paguajë 90 milionë euro te Leverkuseni për yllin e ri gjerman, por së pari duhet të arrijë një objektiv klubi londinez.

Kai Havertz. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

The Blues duhet të sigurojnë plasmanin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm para se të nënshkruajnë me Havertz.

Ky ka qenë kushti i gjermanit për Chelsean, që nëse sigurohet Liga e Kampionëve atëherë do të transferohet në Stamford Bridges.

21-vjeçari ka pasur një sezon fantastik ku në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 17 gola e ka bërë nëntë asistime. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan