Hazard: Jam në qiellin e shtatë, pasi luajë nën urdhrat e Zidanes

10 Gusht 2019

Eden Hazard është deklaruar pas golit të parë të shënuar te Real Madridi.

Ylli belg shënoi golin e parë në fanellën e Los Blancos në përballjen ndaj Red Bull Salzburg, derisa ka thënë se është tejet i lumtur me zhvillimet që po bën.

“Si fëmijë ëndërroja që një ditë të vishja fanellën e Real Madridit,” ka thënë Hazard në një intervistë për Corriere della Sera.

“Kur Real troket në derën tuaj ju mund të bëni vetëm një gjë: hapeni. Në Chelsea kam kaluar vite të paharruara, por këtu jam në qiellin e shtatë”.

Lexo po ashtu: Hazard merr në pronësi numrin shtatë te Reali

“Një nga idhujt e mi, si fëmijë, ishte Zinedine Zidane. Unë e kisha posterin e tij në dhoma dhe tani kam mundësinë të stërvitem prej tij “, ka shtuar më tej”, ka shtuar më tej anësori belg.

Hazard u transferua te Real Madridi për shumën e 100 milionë eurove nga Chelsea në këtë afat kalimtar, duke e realizuar kështu ëndrrën e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com