Hazard me koronavirus, në Belgjikë akuzojnë Realin për “komplot”

08 Nëntor 2020

Në Belgjikë besojnë se infektimi me koronavirus i yllit të kombëtares Eden Hazard është një lajm i rremë, i prodhuar qëllimisht nga Real Madridi.

Media belge “HLN” raporton se nuk beson që sulmuesi madrilen të jetë infektuar me të vërtetë me COVID-19, por ky është një “komplot” i përgatitur nga klubi spanjoll për të mos lejuar Hazardin që t’i bashkohet kombëtares së “Djajve të Kuq” për ndeshjet e muajit nëntor.

Ditën e djeshme, Reali njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp se dy futbollistët e tij Kasemiro dhe Hazard rezultuan pozitiv në testin e fundit për koronavirusin. Për rrjedhojë, ata nuk do të luajnë sot me Valencian dhe as me ekipet kombëtare respektive.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan