Hazard mund të shkojë te Reali, por me një kusht

Eden Hazard është ndoshta njeriu më në formë te Chelsea. Me fanellën e bluve të Londrës, lojtari i kombëtares belge ka shënuar tashmë 11 gola në Premier League, 6 herë në 8 ndeshjet e fundit.

Por performanca e tij shton ziliqarët. Gjatë periudhës së transferimit të janarit, Real Madrid-i formuloi një interes të fortë për të. Zinedine Zidane u interesua për numrin 10 të Chelsea-t, ndërsa nuk do ta lërë rastin që t’i ikë nga duart në verë.

Në “Monday night football”, Jamie Carragher theksoi se mungesa e Chelsea-t në Champions League vitin e ardhshëm do ta mbyllë të ardhmen e Hazard-it, i cili ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Problemi aktual është se Chelsea dëshiron që të mbetet në katër ekipet më të mira të Premier League, ndërsa Hazard dëshiron që të fitoj tituj me këtë klub. Këtë sezon ata kanë shansin që të fitojnë vetëm F.A. Cup ose Champions League, por nëse Chelsea nuk arrin që të mbetet mes katër më të mirëve të Anglisë në fund të sezonit, atëherë drejtuesit duhet të shqetësohen sepse Hazard mund të largohet”, tha Carragher për Sky Sports, duke lënë që të nënkuptohet se Hazard po shkon drejt Madridit nëse nuk fiton diçka me londinezët. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan